Nga sot reduktohen linjat e transportit publik në Tiranë

Nga sot reduktohen linjat e transportit publik në Tiranë

Nga dita e sotme flota e autobusëve fillon reduktimin në Tiranë. Unioni i Transportit Publik deklaron se po përballet me shqetësime financiare. Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve, operatorët e linjave urbane qytetase hasur në vështirësi të konsiderueshme në mbajtjen e funksionimit të shërbimeve të transportit publik me kapacitet të plotë. “Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur kohët e fundit. Ne kemi ngritur shqetësimet tona, kemi diskutuar problemet me të cilat përballet shërbimet tona dhe kemi paraqitur zgjidhje të mundshme, por për fat të keq asnjë masë parandaluese apo reagim nuk është marrë për të zbutur situatën.”- thuhet në njoftimin e tyre. Unioni i Transportit Publik u kërkon organeve përgjegjëse që urgjentisht të nisin një dialog konstruktiv dhe kuptimplotë për të adresuar shqetësimet financiare dhe sfidat operacionale që po prekin shërbimet e tyre. Sipas unionit, vetëm përmes përpjekjeve bashkëpunuese dhe një qasjeje të unifikuar mund të sigurohet funksionimi i qetë i transportit publik në Tiranë. “Ne mbetemi me shpresë se me veprime të shpejta dhe përpjekje kolektive, ne mund t’i kapërcejmë këto pengesa dhe të rivendosim funksionimin e plotë të transportit publik për të mirën e qytetarëve tanë”, mbyllet reagimi i tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy