Votëbesimi, Berisha: Betejë politike për shpëtimin e Shqipërisë. Argita, aktiviste e PD që në ditët e para të themelimit

Votëbesimi, Berisha: Betejë politike për shpëtimin e Shqipërisë. Argita, aktiviste e PD që në ditët e para të themelimit

Kryetari i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha, pas votëbesimit për kryetarin e partisë, falënderoi të gjithë delegatët, të ftuarit dhe diskutantët në Kuvendin Kombëtar.

Duke folur për mediat, Berisha tha se fjalimet bashkoheshin në një thirrje që buronte nga zemra e përfaqësuesve të PD për popullin opozitar, të bashkohet në mosbindjen civile, aksion pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë nga narkodiktatura e Edi Ramës.

Besoj dhe jam i bindur se ky Kuvend me mesazhet e qartë frymëzuese që ka përcjellë në mbarë kombin shqiptar, në Shqipëri dhe jashtë vendi, përbën në vetvete një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Theksoj edhe njëherë, beteja nuk është një betejë politike për PD-në, është një betejë për shpëtimin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente.

Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD.

Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy