
Armela Krasniqi kryetare e “AMA” e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka folur lidhur me nismën e ndërmarrë nga ky institucion “Fol shqip” për mbrojtjen e gjuhës tonë.
Ajo tha se kjo nismë ndërgjegjësuese e autoritetit të mediave audiovizive ka ardhur si pasojë e faktit që gazetarët përdorin shumë fjalë të huaja.
Sipas saj është e vështirë që gjuha të pastrohet deri në qelizë, por gjuhën duhet të bëjmë të pamundurën për ta pastruar aq sa mundemi pasi media duhet të jetë e para që të edukojë shikuesin.
Nisma që ka marrë AMA nuk synon pastërtinë deri në qelizë, është e pamundur patjetër ka fjalë të huaja që kanë bërë jetën e vetë në gjuhën shqipe, por është e nevojshme se po shohim dhe jemi dëshmitarë që fjalët e huaja janë duke ndërhyrë shumë në gjuhën tonë dhe brezat që po vijnë janë duke përdorur fjalë të huaja në gjuhën shqipe dhe kush më tepër se AMA mund të ishte më shumë i shqetësuar me atë që po ndodh me ekranet shqiptare, por dhe me radiot që po ashtu ka një ndikim të jashtëzakonshëm të fjalëve të huaja.
Më tej ajo sqaroi se monitorimi ka nisur nga 1 janari dhe e gjitha erdhi pas asaj periudhe kur të gjithë jemi pak më të relaksuar të fundvitit dhe le të themi se në atë kohë filluam të kuptonim se kishim një problem.
Ishin mbyllur të gjitha monitorimet dhe ishin duke u rakorduar të dhënat dhe ato më pas grumbullohen dhe kuptuam se ishim duke prodhuar mjaft të dhëna, por po kuptonim se gjuha shqipe po vritej, rrudhej për shkak të këtyre fjalëve. Më shumë emisione humori, show dhe vumë re një prurje të madhe të fjalëve të huaja.
Ka aq shumë sa ju di ku të vendos, ky fenomen nuk ka ekzistuar, prandaj AMA në këtë nismë që ka marrë ka pikërisht këtë mesazh apo apel për të gjithë gazetarët dhe profesionistët e medias edhe 30 sekonda mendohuni kur shkruani që nga përbërja e emisioneve, kokat e lajmeve, tekstet dhe do luteshim vetëm 30 sekonda çdonjëri nga ne e gjen ku është fjala e huaj.
Ne mundet të kontribuojmë të gjithë së bashku që gjuhën ta pastrojmë sa mundemi. Shikuesit janë shqipfolës dhe lajmi duhet të jetë aq i thjeshtë sa duhet ta kuptoj dhe gjyshja në fshat. Janë disa fjalë që patjetër kanë bërë jetën e tyre në gjuhën shqipe por media duhet të jetë e para që të edukojë shikuesin.
E pyetur nëse do të ketë gjoba për fjalët e huaja, Krasniqi u shpreh se kjo nismë nuk ka për qëllim gjobat, por ndërgjegjësimin e pastrimit të gjuhës shqipe.
Gjobat për media të caktuara nuk është se i vendos unë personalisht, por janë struktura të caktuara që fillimisht e gjejnë e analizojnë shohin të gjitha kodet e nenit në çdo nen të ligjit dhe po ashtu pastaj është bordi i institucionit, këshilli i AMAs që merr në shqyrtim gjithçka çfarë ka ndodhur dhe në rastin e gjuhës shqipe qëllimi nuk është vendosja e gjobave por qëllimi ynë është apeli që të gjithë bashkë të japim një shtysë për të pastruar gjuhën shqipe. Të bashkohemi të gjithë, të mendojmë pak më shumë sepse 30 sekonda nuk i kushton askujt.



