Negociatat/ Rama: Shqipëria është në pararojën e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Negociatat/ Rama: Shqipëria është në pararojën e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka folur shkurt për mediat para fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, teksa pritet çelja e negociatave.

Në fjalën e tij Rama tha se Shqipëria jo vetëm hyn në katërshen e vendeve të Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim, por në aspektin më të rëndësishëm të këtij procesi që është rendi ligjor dhe drejtësia jemi në pararojë të të gjithëve.

Vazhdon kjo ditë e kaq shumëpritur me mbledhjen për dorëzimin e kornizës negociatore dhe për fillimin e drejtpërdrejtë të punës me negociata formale.

Ajo që ka shumë rendësi të thuhet sot, është që në ndërkohë siç e kemi thënë më parë, ne nuk kemi humbur kohë, nuk kemi pritur të fillojnë formalisht negociatat për të shkuar më tutje, njësoj sikur negociatat të ishin hapur.

Kjo është edhe arsyeja pse sot Shqipëria jo vetëm hyn në katërshen e vendeve të Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim, por në aspektin më të rëndësishëm të këtij procesi që është rendi ligjor dhe drejtësia jemi në pararojë të të gjithëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy