Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri thotë se gjendja në Veri të Kosovës është mjaft e tensionuar, duke shprehur shqetësim për provokimet nga Sserbia.
Në një lidhje me studion e lajmeve në MCN Tv, Tahiri deklaroi se provokime të tilla nuk janë të reja, por se sa herë që dialogu afrohet më shumë për marrëveshjen finale, Serbia është e njohur që krijon skenarë të tilla destabilizuese.
Ajo bëri thirrje që qeveria e Kosovës të jetë vigjilente, e matur dhe të marrë masa.
Ndër të tjera shtoi se duhet ndërveprim me amerikanët për të parandaluar situatën se synimet kryesore të Serbisë janë që të arrijnë ndarjen e Veriut.
Kjo tokë e pasur që kemi në Veri ka qenë gjithmonë ambicie e Serbisë. Duhet vërtetë vigjilencë, strategji, vizion që situata të mos eskalojë më shumë.
Data e zgjedhjeve në katër komuna të Veriut, 18 dhjetori, është një prej preteksteve që Serbia bën këto sulme dhe ka paralajmëruar dërgimin e forcave ushtarake, lidhet me këtë proces zgjedhor.
Njohësit e rrethanave të politikës së sigurisë, kur situata nuk është e mirë thonë se nuk është koha e duhur e zgjedhjeve, duhet bërë vlerësimi i duhur për shtyrjen e zgjedhjeve dhe ambasadori amerikan kërkoi që të respektohet, kërkoj që qeveria të respektojë kërkesën e ambasadorit.
Është më mirë të shtyhen zgjedhjet siç kërkuan partnerët perëndimorë, se në këtë gjendje mençuria është si kjo situatë të parandalohet dhe fokusi është që të mbrohet Veriu.
Fushëbeteja e ardhshme pas luftës së Ukrainës do të jetë Ballkani, thonë analistë të shquar.
Këto parashikime janë të rrezikshme, ndaj është koha që gjërat të shihen në mënyrë strategjike dhe të mos lejohet të ndodhin gjëra. Ballkani është i lodhur, paqja është ajo që i duhet Ballkanit, ndaj duhet përshpejtuar arritja e marrëveshjes finale, që ka fokus njohjen reciproke të drejtpërdrejtë.
Kurti gaboi që dha sinjale pozitive për projektin franko-gjerman, pasi fjalën e fundit e thotë populli.
Ky dokument apo disa dokumente që kanë qarkulluar, nuk e kanë njohjen reciproke në mënyrë të drejtpërdrejtë por është formulim që nënkupton në mënyrë të tërthortë njohjen.
Paqja nuk mund të ngrihet pa një njohje reciproke të drejtpërdrejtë. Askush nuk e garanton dot që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Për organizatat ndërkombëtare nuk mund askush në emër të organizata të premtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, apo njohjen në 5 vende.
Dialogu duhet të ndërmjetësohet nga amerikanët se ata e kanë fuqinë diplomatike edhe të ndërmjetësimit, edhe të garantimit për zbatimin e marrëveshjes. Siç ka qenë procesi paqësor në Rambujes etj.
Lidhur me akuzat ndaj Albin Kurtit brenda Kosovës se po krijon situatë të panevojshme dhe po cenon raportet me Perëndimin sa i takon mënyrës se si po vepron me Serbinë, Tahiri tha se Bashkimi Europian nuk është neutral, por ka një anim mbase më shumë nga Serbia.
Gjithë vitin Bashkimi Europian kërkoi nga Serbia që të vendosë sanksionet kundër Rusisë, ajo nuk i vuri. BE vijon përkrahjen absurde ndaj Serbisë.
Kurti ka problemet e kompromisit se ka ardhur në pushtet duke kundërshtuar dialogun në Bruksel, madje dhe asociacionin. Madje po i dramatizon situatat, pastaj po i bën kompromiset, por ne nuk po i shohim se nuk i publikon marrëveshjet.
Kjo i jep mundësinë dhe të bëj kompromis dhe të mashtrojë. Por a mund të mashtrohet populli? Marrëveshjet për kë janë, për të apo për popullin?
Si ndihet si Kryeministër kur nuk është i sinqertë me popullin e vet? Si do të besojë populli kur mungon sinqeriteti? Së pari duhet të kesh dorën e popullit me vete dhe të krijosh sinqeritet.
E pyetur se kur do mund te pranonte Kurti krijimin e asociacionit të komunave serbe Tahiri dha një porosi për të:
I japë një porosi, nuk guxon të bësh kompromise, nuk guxon të pranosh asociacionin, se e ka kallur Kosovën duke e kundërshtuar, se përndryshe do përballet me popullin e Kosovës.
Populli i Kosovës, është popull i cili ka një forcë të brendshme, nuk e shfaq shpesh por në raste kritike historike, populli shqiptar i Kosovës, gjithmonë ka qenë në nivelin e mbrojtjes së interesave kombëtare dhe shtetërore.



