Vrau kushëririn se i shau gruan k*rvë/ “Si e fsheha kufomën, pata frikë se…”

Vrau kushëririn se i shau gruan k*rvë/ “Si e fsheha kufomën, pata frikë se…”

Denis Zaka, 26 vjeç nga Lushnja, po përballet me Gjykatën e Krimeve të Rënda për akuzën e vrasjen e më pas groposjen e kushëririt të tij të parë, verën e vitit të shkuar në Greqi.

“Kushëririn e vrava se më shau gruan. Pimë alkool të dy në lokal. Pastaj u nisëm të vidhnim një frezë. Rrugës debatuam. Nuk durova dot sharjet ndaj gruas dhe e godita me thikë. Vladimiri ra përtokë dhe ishte i mbuluar nga gjaku. Nuk reagoi më… Kisha frikë nga arrestimi, nuk dija ç’të bëja, ndaj vendosa ta fsheh kufomën. E groposa buzë një përroi…”.

Dëshmia e të pandehurit Zaka, shokoi jo pak hetuesit, megjithatë ndihmoi në gjetjen e trupit të viktimës, Vladimir Murrizi. Në fakt në krye të herës, lushnjari nuk pranoi të kishte lidhje me krimin e rëndë. Madje u tha familjarëve të viktimës, të cilët denoncuan dhe zhdukjen, se Vladimiri ishte larguar në një fshat tjetër të Greqisë për të punuar. Më pas, ngriti pretendimin se ishte vrarë nga persona të tjerë, teksa vidhte një korrëse bari, raporton balkanweb. 

Por i gjendur përballë provave të grumbulluara nga hetuesit grekë, të cilët e implikonin atë në krim, 26-vjecari u dorëzua dhe pranoi vrasjen, motivin për të cilin e kishte kryer dhe vendin ku kishte fshehur kufomën. Denis Zaka, shfaqi pendesë të thellë, përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurit. Ai rrezikon dënimin me të paktën 35 vite burgim, për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënies familjare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy