
Martin Shkreli ish-shefi ekzekutiv i një kompanie barnash mjekësore që bëri bujë në mediat ndërkombëtare për rritjen e çmimit të një ilaçi që prekte të sëmurët me HIV, përpara se të shpallej fajtor për mashtrimin e investitorëve, u dënua me 7 vite burgim.
Shkreli, 34 vjeçari më i urryer në Amerikë, u gjet fajtor për mashtrimin e letrave me vlerë vitin e kaluar dhe ka qenë në paraburgim që nga shtatori.
Edhe pse u shfaq i penduar para trupit gjykues dhe avokati i tij u kërkoi gjyqtarëve të vendosnin një ndëshkim prej 12-18 muajsh, ndërsa prokurorët kërkuan të paktën 15 vite burg, gjykata vendosi dëimin me 7 vjet.

Gjatë seancës dëgjimore të dënimit të premten, Shkreli qau dhe i tha gjyqtarit se kishte bërë shumë gabime.
'I vetmi person që duhet fajësuar jam unë. Nuk ka komplot të qeverisë kundrejtë meje. Veprimet e mia kanë qenë të turpshme", tha ai.
Ende nuk është vendosur se ku do të kalojë kohën e tij pas hekurave. Ai ka qenë në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Bruklin, të cilën ai e quan 'Club Fed', që nga shtatori.
“I vetmi person që duhet fajësuar këtu jam unë. Nuk ka ndonjë konspiracion qeveritar që synon ta dëmtojë Martin Shkrelin. Unë vet e dëmtova Martin Shkrelin me veprimet e mia të turpshme dhe të pahijshme”, ka thënë ai.
Të premten, zëri i tij u plasua ndërsa kërkonte falje për familjen e tij.
"Ky është faji im. Unë nuk jam viktimë këtu ... Ju lutem më jepni një shans për të treguar atë që unë jam i aftë të bëj",tha ai.
Çuditërisht, ai tha se nuk ishte "i motivuar kurrë nga paratë" dhe se synimi i tij çuditshëm dhe i habitshëm publik ishte një përpjekje për të ndërtuar një reputacion.
Sipërmarrësi i lindur në Brooklyn u bë i njohur te “Pharma Bro” në shtator të vitit 2015, pasi kishte themeluar “Turing Pharmaceuticals”, duke blerë ilaçin antiparazitar “Daraprim” dhe duke ia rritur çmimin me 5.000 për qind, deri në 750 dollarë për kapsulë.
Shkreli u dënua mbi akuzat e mashtrimit me letrat me vlerë në dhjetor të vitit 2015. Por, në seancën dëgjimore, ai la të kuptohej se “kishte mësuar nga gabimet e tij”.



