Çarçani: Ishim me fat që ndeshja me Italinë përfundoi 2-1. Mesfusha nuk funksionoi

Çarçani: Ishim me fat që ndeshja me Italinë përfundoi 2-1. Mesfusha nuk funksionoi

Gazetari Gerti Çarçani në një lidhje nga Gjermania me studion e lajmeve të MCN TV tha se pas minutës së 5-të skuadra e Shqipërisë mbrëmjen e djeshme në ndeshjen me Italinë u zhduk dhe u fut në strofkën e vet.

Sipas Çarçanit ishim me shumë fat që ndeshja përfundoi 2-1.

 

Drupal Ad

 

 

 

Natyrisht një humbje, kur ke pritshmëri të mëdha nuk është se të jep ndonjë entuziazëm. Dje pas përfundimit të ndeshjes, ato sheshe që gëlonin me festa tipike ranë në heshtje, kjo edhe nga një lloj defekti, një pritshmërie të madhe që në një farë mënyre e mbaroi ndeshjen ende pa e filluar duke ditur se kë kishim përballë.

Përballë ishte Italia dhe nuk duhet t’i japim shkelmin e fundit një skuadre që erdhi deri këtu pavarësisht se në këndvështrimin tim ishte një nga ndeshjet më të dobëta, për mos të thënë nga më të dobëtat gjatë gjithë kësaj kohe  pavarësisht në sekondën e 23-të që ishte një rekord historik, por është rekord personal për Bajramin. Nga ana tjetër s’kishte më Shqipëri, por kishte Itali. Pritshmëritë ishin shumë të mëdha, tifozët shihnin një Itali  me probleme gjatë këtyre muajve, por është një Itali që ka përvojën e ndeshjeve të tilla me grupe, shfaqet ndryshe në fazën finale sikurse u pa edhe mbrëmë, dhe është Itali me diferenca në fushë. Skuadra pas minutës së 5-të u zhduk, u fut në strofkën e vet.

Ishim shumë me fat që ndeshja përfundoi 2-1. Italianët ishin agresive. Spaleti u nervozua pak në konferencën për shtyp se kërkonte ta mbyllte ndeshjen shpejt.

Më tej, Çarçani tha se mbrëmjen e djeshme mesfusha nuk funksioi fare.

Sipas meje Shqipëria nuk sulmoi për të vetmin fakt se nëse do dilte para, Italia kishte potenciale për të ndëshkuar. Ishte mes një frike për ta pritur këtë skuadër të Italisë dhe ishte mes dilemës. Mesfusha nuk funksioni, kishte disa pika në mbrojtje si në krahun e majtë dhe të djathtë që lanë për të dëshiruar. Gjimshiti nuk ishte në ditën e ditën e tij më të mirë.

Sipas gazetarit në ndeshjen me Kroacinë Sylvinho do të ndryshojë  3-4 lojtarë.

Mendoj se Sylvinho do të ndryshojë  3-4 lojtarë sepse nata e mbrëmshme i la të kuptojë që duhet të ketë një qasje. Jam i bindur që do të ndryshojë në mbrojtje në mesfushë dhe pse jo dhe në mesfushë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy