Aktori Tom Cruise, përveçse theu rekordet e arkëtimeve me filmin “Mission: Impossible- The Final Reckoning”, siguroi edhe një vend në Librin e Rekordeve Guinness.
Aktori i nominuar katër herë për çmimin Oscar vendosi rekordin për më shumë kërcime nga një helikopter me një parashutë që digjet.
Konkretisht, gjatë xhirimeve të filmit të tij të ri, ai bëri 16 kërcime me një parashutë të zhytur në karburant, e cila më pas shpërtheu në flakë, duke vendosur një rekord që sipas llogarisë zyrtare të Guinness, nuk është prekur nga asnjë aktor tjetër deri më sot.
“Tom nuk luan vetëm rolin e heronjve të filmave aksion, ai është vetë një hero aksioni! Një pjesë e madhe e suksesit të tij, mund t’i atribuohet përqendrimit të tij te autenticiteti dhe tejkalimit të kufijve njerëzorë”, tha në një deklaratë Craig Glenday, kryeredaktor i Guinness World Records.



