Policia e Elbasanit ka arrestuar një 58-vjeçar me iniciale L.T i cili ishte dënuar me 10 vjet burgim për tentativë vrasjeje.
58-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 21.10.2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë.
Shtetasi L. T, në shtator të vitit 2017, në fshatin Lenie, ka tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin L. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



