Përvoja e parë seksuale ka potencialin të të shenjojë tërë jetën. Ajo shënon hyrjen në një fazë të re të jetës: atë të të qenit seksualisht aktiv.
Statistikat thonë se në ditët e sotme, në vendet e zhvilluara shumë të rinj kryejnë raportin e parë seksual edhe pa qenë në një lidhje dashurie, por thjesht të shtyrë nga kurioziteti dhe dëshira. Kjo e ka bërë virgjërinë të mos shihet më si tabu, përkundrazi sipas këtij “trendi”, nëse je i virgjër, është më mirë të mos e tregosh.
Një qasje e tillë e hapur është karakteristike sidomos për brezin e adoleshentëve dhe të rinjve të sotëm. Duket se kjo ka përmbysur mentalitetin e dikurshëm që e shihte virgjërinë si aset moral.
Tani që jemi më të lirë për të folur dhe sigurisht media ka influencën e vet gjithnjë për më mirë koncepti ka filluar të ndryshojë. Për shembull nëse para shumë vitesh një vajzë do ishte e defloruar, jo e virgjër, një mashkull do e kishte ndërprerë aty raportin. Ndërsa vitet e fundit ka ndryshuar, në bazë të pyetjeve që unë u bëj pacientëve: Si e mendon ti gruan tënde të ardhshme? Gati 80 % e meshkujve, japin përgjigjen se nuk e kanë problem, nuk e konsiderojnë si një fakt i domosdoshëm. Sigurisht që kjo varet nga shkolla, intelekti, mendësia. Në zonat rurale mund të vazhdojë të jetë ende tabu, por në qytet gjërat kanë ndryshuar, ka një evolim të mendimit në këtë drejtim.
Virgjëria nuk është konsideruar e shenjtë vetëm në vendin tonë, vende të ndryshme sidomos ato lindore dhe ballkanase e kanë konceptuar virgjërinë si përcaktues të nderit të një vajze.
Nuk ka qenë një traditë vetëm shqiptare, por edhe në shumë vende të tjera. Për mendimin tim nga arsyetimet si rezultat i përvojë sime në kërkime në 45 vjet, është një çështje pronësie mbi atë që do të jetojë me ty, pra të jesh ti i pari mbi atë që do të jetë nëna e fëmijëve tu. Është e rëndësisihme të themi që nuk ka qenë vetëm ndër shqiptarë, të gjitha fenomenet dhe dukuritë që shfaqen janë universale, madje mund të them se kohët e fundit këtë mendësi po e kapërcejmë, ndonëse duhet të pranojmë se edhe sot sidomos në zonat rurale është një tematikë shumë e ndjeshme. Edhe prindërit mendojnë t'i martojnë në moshë të re, në mënyrë që mos të dalë duarsh vajza, ta çojë faqebardhë në derën e vet. Ndërsa në qytet mendoj se koncepti ka ndryshuar. Mund të them se këtë kusht e vendosin më shumë ata djem që kanë kaluar shumë përvoja dhe tek prona e tyre nuk duan që të ketë prekur dikush tjetër. Edhe puna e çarçafit ka qenë gjithmonë e pranishme si në veri dhe në jug. Duhej që ai çarçaf të varej dhe të ishte si një certifikatë e ndershmërisë së nuses.
Sipas blogeres Zhaklin Lekatari, mentaliteti për të nxjerrë nga dera vajza të virgjëra ende është plagë e shoqërisë shqiptare.
Unë mendoj që situata nuk është e tillë, sepse nëse flasim për tre problematika që shqiptarët shqetësohen vazhdimisht. Janë: virgjëria, ejakulimi parakohshëm dhe ereksioni. Tematikat lidhen me mungesën e informacionit, me mungesën e ndërveprimit, me frikën dhe me informacionin e trashëguar brez pas brezi. Virgjëria shikohet ende si një vlerë dhe shitet si pajë, kemi një lloj prostitucioni të legalizuar. Edhe detyrimi për t’u martuar në moshë shumë të vogël, sigurisht që është prostitucion i legalizuar.
Të qenit femër me moral, dikur shkonte përtej provës së virgjërisë që kalohej me sukses. Në pajë nusja merrte me vete edhe një fishek, i cili do të ishte aty për gjithë jetën, për t’i kujtuar të mos gabonte.
Edhe pse një detyrim që u vendosej femrave, virgjëria çmohej prej tyre. Tradita e donte që këtë dëshmi të nderit ta certifikonte pikërisht nëna e dhëndrit pas natës së parë të martesës.
Ky ska qenë vetëm koncept i meshkujve, edhe i vetë femrës, por i gjithë familjes, sepse në fakt këtë vërtetim e bënte vjerra dhe ajo ishte e para që dilte para njerëzve dhe i tregonte faktet me çarçafin. Kjo ndodhte sepse ka pasur raste kur djemtë nuk kishin eksperiencë dhe ndaj këtë dëshmi e jepte vjehrra.
Një nga mënyrat për të manipuluar bashkëshortin që kërkonte një vajzë të virgjër ishte caktimi i ditës së dasmës në të njëjtën ditë me periodat. Një tendencë që u rrit shumë pas viteve 90’ ishte koncepti i qepjes, duke rikthyer në këtë mënyrë virgjërinë, edhe pse artificiale. Një mënyrë kjo për të shmangur probleme që mund të lindnin mes partnerëve, por në disa raste edhe mes familjeve në krushqi me njëra-tjetrën.
Kjo është dukuri e gjysmës së dytë të shekullit XX. Në kohën e maternitetit, mamive që kishin mjete, por për mendimin tim kjo është të ndërtosh një jetë mbi gënjeshtër dhe hipokrizi që nuk e di se si mund të vazhdojë më pas. Vajzat, pjesa më e madhe, nuk nisen për aventura dhe humbja e virgjërisë nuk duhet të ndikojë aspak në ndershmërinë e tyre. Në përmasa të pallogaritshme, mund të kenë ndodhur vrasje, ka lënë shumë femra pa martuar. Kanë hequr dorë nga jeta e tyre. Në atë kohë nuk kishte mundësi për të realizuar qepje artificiale, por janë gjetur disa metoda, për shembull vajzat e caktonin martesën në ditën e parafundit të periodave, ku ende ekzistonte mundësia për ta bërë pis çarçafin dhe dëshmia të ishte e saktë për familjen e bashkëshortit.
Ndryshimin e qasjes në lidhje me këtë fenomen e konfirmon edhe gjinekologia Mimoza Keta, e cila në intervista të mëparshme ka folur shpesh mbi virgjërinë artificiale, gjithmonë duke e vënë theksin mbi ndërtimin e një familje mbi baza të shëndetshme dhe jo mbi gënjeshtra.
Rastet janë shumë të rralla. Unë nuk kam konstatuar raste të tilla prej 3 vitesh. Edhe kur raste të tilla janë drejtuar në klinikë me kërkesa të ngjshme, unë i këshilloj dhe i them që duhet të ndërtojnë një familje të shëndosh mbi baza të shëndosha, është keqardhje që krijoni një familje mbi një gënjeshtër. Raste ka pasur më parë, por kanë rënë kohët e fundit.
Edhe sipas etnografes Onuzi, koncepti për virgjërinë ka ndryshuar. Një element i ri që iu shtua mënyrës së jetesës në çift pas viteve '90 ishte bashkëjetesa, e cila zhvlerësoi rëndësinë e virgjërisë natën e parë të martesës. Virgjëria si tregues i moralit po mbetet në hije, duke iu dhënë më shumë rëndësi disa tipareve të tjera që njerëzit duhet të gjejnë te partnerja me të cilën do të ndërtojnë jetën.
Mendoj se ka ndikuar bashkëjetesa, deri në vitet 90 kjo dukuri nuk njihej dhe nuk mund të miratohej as nga intelektualët. Por më pas gjërat ndryshuan dhe nëse mendojmë se njeriu njëherë e jeton jetën, dhe duhet ta njoh personin që do të kalojë jetën, mendoj se bashkëjetesa është një mënyrë shumë e mirë njohje. Sepse jetën, prindërit na e japin për ta jetuar dhe jo për t’u sakrifikuar, veçanërisht gratë, të cilat më së shumti sakrifikojnë jetën e tyre duke jetuar një jetë të vështirë. Për mua nuk është virgjëria ajo që e përcakton ndershmërinë, korrektesën, atë se kush ti je. Janë shumë gjëra të tjera që sigurojnë mbarëvajtjen e një familje.



