Mandarinat me pesticide, Sharka: Alarm i madh, Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë përgjegjësi (VIDEO)

Mandarinat me pesticide, Sharka: Alarm i madh, Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë përgjegjësi (VIDEO)

Eksperti i departamentit të bujqësisë në Partinë Demokratike, Eduard Sharka, për kthimin nga Kroacia të tre ngarkesave me mandarina nga Shqipëria brenda 12 ditëve, për shkak se rezultoi se mbanin pesticide e cilëson si alarm të madh dhe se Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë përgjegjësi.

Duke folur për MCN Live ai deklaroi se vetëm dy trajlera janë kthyer në Shqipëri dhe se i treti është asgjësuar në Kroaci, pas dyshimeve se në rast kthimi mund të tregtohej në Shqipëri ose në vendet jashtë Bashkimit Europian.

Drupal Ad

Është alarm i madh, Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë përgjegjësi për mungesën e kontrollit dhe se çfarë ka bërë për sigurinë ushqimore të qytetarëve tanë, është një rast që hap shumë probleme dhe na bën të ndihemi të pasigurtë për atë që konsumojmë.

Trajleri i fundit është groposur në Kroaci, pasi kanë marrë të dhëna që mbasi kthehen në vendet e Bashkimit Europian, ngarkesat mund të dalin në shitje në Shqipëri ose në vendet jashtë BE, prandaj vendosën që të groposen mandarinat.

Dy trajlerët që janë kthyer, janë të dy subjektet të cilët janë të pafajshëm se nuk kanë përgjegjësi, janë thjesht tregtarë që e blejnë produktet dhe i dërgojnë për eksport.

Trajleri që është groposur i ka kushtuar tregtarit shqiptar mbi 23 mijë euro. Tregtari tha se në ngarkesën e asgjësuar ka blerë në 10 fermerë dhe nuk dihet se kush nga fermerët ka abuzuar.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka thënë që do i vërë një gjobë prej 3 milionë tregtarit i cili është i pafajshëm, do kërkojë faturën e fermerit dhe do i vendosë një gjobë dhe atij.

Pesticidet që përdoren është verifikuar që shkaktojnë probleme të sistemit vaskular, të terurit etj.

Këto pesticide që kanë dalë nga lista e Bashkimit Europian janë hequr dhe nga vendi ynë, problemi është se si ka hyrë ky pesticid në vendin tonë.

Janë pesticide që përdoren kundër mizës dhe insekteve të dëmshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy