Berisha: Rama dhe Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat. Minoriteti po shkretohet

Berisha: Rama dhe Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat. Minoriteti po shkretohet

Pas takimeve që pati gjatë fundjavës me demokratët e jugut, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike, se shpopullimi i Gjirokastrës dhe jugut është i paimagjinueshëm.

Ai shtoi se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi, tejkalon të gjitha përmasat.

Sipas tij, largimi i të gjitha institucioneve nga Gjirokastra, kishte boshatisur si qendër administrative si kurrë në ekzistencën e saj në shekuj.

Unë u ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga një vizitë, nga vizita ime në Lazarat. Çfarë konstatova aty? Në bisedimet e shkurtra, konstatova se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në këtë fshat.

Krime të vërteta me operacionin e tyre anti-drogë. Bandat kriminale me uniformë nuk kanë ngurruar të vendosin tytën e automatikut fëmijës 2-3 vjeçar, nënës që mbronte fëmijët, kryeplakut të fshatit t’i shkrehin breshëritë pse bënte detyrën.

Një terrorizëm të tillë Lazarati nuk e ka parë kurrë në jetën e tij. Unë i garantoj banorët se shumë shpejt do organizoj skuadra dhe grupe hetime për të mbledhur dhe evidentuar këto krime.

Edi Ramës i them se do marrë ndëshkimin e merituar për këto krime. Ne mbetemi parti e zbatimit të ligjit, por nuk mund të pranojmë kurrë brutalitete ndaj personave pa asnjë lidhje me operacionin e tyre.

Duke u ndalur në vizitat në  Derviçan dhe Dropull, tha se “Po shkretohej minoriteti.”

Ajo zonë ka pesë ndërmarrjet më të mëdha të Shqipërisë. Çdo ditë ato përballen me probleme të mëdha të energjisë sepse nuk u dërgohet korrenti 20 kilovolt.

U thashë se Edi Rama mund të vijë dhe të thotë disa fjalë greqisht, por ai është hipokrit, një armik i lirive të tyre.

Ndaj u bëj thirrje që të lidhemi me një zotim solemn. Sot armik i qenies së tyre është sekti i Rilindjes, që i vjedh, i plaçkit dhe i keqtrajton ata çdo ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy