
Gazetari Artan Hoxha dha në studion e “Të Paekspozuarit” disa detaje në lidhje me arrestimin e Armando Sulejmanit në Durrës. Hoxha tha se një bashkëpunim i tij me drejtësinë do të hidhte dritë mbi mënyrën sesi funksionon krimi në një masë të tillë që nuk është zbardhur ndonjëherë.
Ngjarja e sotme u paraqit sei arrestim i rastësishëm. Me Gaxhain kanë lidhje dhe historia me të u ka shërbyer si njëfarë trajnimi. Lajmi për arrestimin e tij mu duk i çuditshëm. Ai është mbajtur nën vëzhgim. Është parë dhe nëse do të takonte ndonjë nga personazhet që dalin te historia me Ervis Martinaj. Sepse këtu kriminaliteti është si fizarmonikë. Ai po lëvizte sot me një Benz dhe mbante targat e një Land Roveri. Arrestimi i tij është bërë në Durrës. Qëllimi ishte të parandalohej një atentat në qytetin e Vlorës. Armando Sulejmani ka qenë shënjestër e një atentati dhe ka mbijetuar.
Tani jemi para faktit dhe Muharrem Koroveshi dhe Sulejmani nuk janë tipa që bashkëpunojnë, janë njerëz të rrahur me vaj e me uthull. Nëse thyhet një njeri si ky, Nuredin Dumani apo Marius Tafani do të duken si një vjershë. Ky është një roman me disa kapituj. Ai është njeri që ka qenë në burg, ka dalë. Janë njerëz që nuk është kollaj t’i thyesh.



