Ish-kreu i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi mohoi aferën seksuale me 40-vjeçaren Rudina Islamaj, ndërsa avokati i tij u shpreh se gjithçka ishte trillim i saj.
Boçi u mor në pyetje këtë të premte nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku ka dhënë versionin e tij në lidhje me inçizimin audio të Rudinës.



