Shkodër, 55-vjeçarja vdes në urban pak pasi doli nga spitali (VIDEO)

Shkodër, 55-vjeçarja vdes në urban pak pasi doli nga spitali (VIDEO)

Një 55-vjeçare ka humbur jetën tre ditë më parë në një nga autobusët urbanë të qytetit të Shkodrës, pak minuta pasi ishte larguar nga ambientet e spitalit rajonal. Mësohet se viktima është shtetasja File Dibra, e cila po kthehej nga spitali për në shtëpinë e saj.

55-vjeçarja ka patur një gjendje të përkeqësuar shëndetësore dhe është transportuar me një ambulancë nga banesa pranë urës së vjetër të Bunës drejt spitalit të Shkodrës. Sipas fqinjëve të saj, pasi ka marrë mjekim duke qenë se vuante nga tensioni dhe problemet e zemrës ka dalë nga spitali, por ka humbur jetën në autobusin e qytetit.

Bashkëshorti i 55-vjeçares thotë se është i paqartë për çfarë ka ndodhur pasi ka qenë në punë. Fqinjët dhe familjarët kërkojnë nga policia zbardhjen e plotë të vdekjes së papritur të 55-vjeçares File Dibra. Ndërkohë në spitalin e Shkodrës nuk kanë pranuar që të japin një sqarim lidhur me këtë ngjarje të ndodhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy