Agjenda e Erdogan në Shqipëri/ Të hënën fjalimi në Parlament

Agjenda e Erdogan në Shqipëri/ Të hënën fjalimi në Parlament

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Shqipërinë të hënën, më 17 janar.

Sipas agjendës zyrtare, Erdogan pas ceremonisë së pritjes në aeroportin “Nënë Tereza” do të vizitojë një familje në Laç, qytet në të cilin, qeveria turke ka kontribuar për ndërtimin e disa banesave të shkatërruara nga tërmeti i vitit 2019.

Më pas, është parashikuar të dorëzohen shtëpitë e të ndërtuara për këto familje.

Në orën 13:00, do të mbahet një takim mes Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërsa në orën 15:00, do të ketë një konferencë për mediat, kjo pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy palëve.

Erdogan do të marrë pjesë dhe në ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë.

Ndërsa siç është bërë publike, ai në orën 17:00 do të mbajë një fjalim përshëndetës në Kuvendin e Shqipërisë.

  Presidenti turk ka shprehur vendosmërinë për mbështetjen ndaj Shqipërisë, në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të partneritetit strategjik midis dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy