Trump: CIA nuk doli në përfundimin se princi saudit urdhëroi vrasjen e Khashoggi

Trump: CIA nuk doli në përfundimin se princi saudit urdhëroi vrasjen e Khashoggi

Donald Trump doli përsëri kundër komitetit të inteligjencës të enjten, duke kundërshtuar se CIA nuk kishte të dalë në përfundimin se Mohammed bin Salman ishte përgjegjës për vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Presidenti foli një javë, pasi Washingtoni Post njoftoi për herë të parë se agjencia kishte vlerësuar se princiti kurorë i Arabisë Saudite kishte urdhëruar vrasjen.

Khashoggi, një opionist i 'Post" dhe një rezident i SHBA, u zhdukën pasi hynë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Ai besohet të jetë vrarë dhe më pas trupi i tij është shpërbërë dhe ende nuk është gjetur asnjë pjes e tij.

"Ata nuk dolën në këtë përfundim" këmbënguli Trump, gjatë pyetjes për raportin e CIA-s kur fliste me gazetarët në Mar-a-Lago në Florida.

Presidenti është kritikuar gjerësisht për zgjedhjen e mos veprimit kundër bin Salman gjatë vdekjes së Khashoggi. Të mërkurën, redaktori i Khashoggi në Post, Karen Attiah, postoi në Twitter një numër mënyrash në të cilat tha se Kongresi mund të vepronte në vend të kësaj.

Të enjten, Trump përsëriti fjalët e tij të njohura se bin Salman dhe babai i tij, mbreti Salman, kishin mohuar përfshirjen me forcë në këtë ngjarje.

"CIA nuk thotë se e ka bërë ai" tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, shkruan Guardian.

Trump gjithashtu përsëriti vërejtjet e fundit rreth asaj se si nevojat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe investimeve Saudite dhe prodhimit të naftës qeverisnin reagimin e tij mbi këtë çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy