Ish kryeministri Sali Berisha thyen heshtjen lidhur me garën brenda PD-së për zgjedhjen e kryetarit të PD-së.
Berisha ka një përgjigje për demokratët që kërkojnë rikthimin e tij në krye të PD-së por dhe për kritikët e Bashës.
Berisha: ” PD është në vështirësi serioze. Ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj, por mesazhi im për demokratët është humbje fatale nuk ka. Humbjet janë të hidhura por humbjet fatale i bën ti, vetë me dorën tënde . I bëj thirrje të punojnë me përkushtim për një strategji të re që e kthen PD në forcë të sigurtë të pushtetit të ardhshëm,. Kjo strategi është plotësisht e mundshme por kalon përmes bashkimit.
PD jo që s’ka për të humbur, apo larguar, PD duhet të bëjë gjithçka për të gjetur kohezionin më të madh me cdo kontribut brenda saj dhe elektoratin
Unë gjykoj se, jashtë emocioneve, duhet të jetë statuti që do të bëjë të gjitha palët dhe çdo demokrat të nënshtrohet para statutit.
Është normale ti kërkosh dorëheqjen por s’ia imponon dot sepse statuti nuk i thotë. Është normale ti kërkosh shtyrjen e afatit, por u mblodh kryesia, e votoi dhe ky është rregull. Është normale të kërkosh dorëheqje të parevokueshme, por s’ka statut që të detyrën të bësh dorëheqje të parevokueshme”
A do te rikthehet Berisha ne krye te PD-se
Berisha: Unë kam dhënë një dorëheqje pa rikthim dhe absolutisht që e kam bërë me ndërgjegjen më të plotë. Përveç atij që i ka të gjithë fuqitë, fuqi tjetër nuk ka. Unë kërkoj mirëkuptimin. Janë me mijëra demokratë që kërkojnë të rikthehen por unë i qëndroj vendimit që kam thënë.



