
Presidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden, shpallur një seri urdhrash ekzekutivë mbi barazinë racore.
"Amerika kurrë nuk e ka përmbushur premtimin e saj themelor të barazisë për të gjithë, por kurrë nuk ka ndaluar së provuari. Sot do të ndërmarr veprime për të avancuar barazinë racore dhe të na shtyjë më pranë bashkimit të përsosur që kemi kërkuar gjithmonë." ka shkruar Biden në Twitter
Midis këtyre, një për krijimin e një komisioni policie, pjesërisht si përgjigje ndaj vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd, një tjetër për të përmirësuar kushtet për të burgosurit në burgje, dhe urdhëri i tretë ekzektiv është për të promovuar politika të drejta në strehimin social.



