Nutricionisti Luçiano Bardhi ngre shqetësimin lidhur me rrezikun që vjen nga suplementet që marrim dhe mbingarkesën që i shkaktojnë mëlçisë dhe veshkave.
Ai tha për “Zgjohu me MCN” se suplementet që kanë multivitamina janë shumë të dëmshme për mëlçinë, ashtu sikurse kalciumi është shumë i dëmshëm për enët e gjakut dhe veshkat.
Sipas tij, pa pastruar zorrët suplementet dhe vitaminat nuk veprojnë, madje shkaktojnë dëm.
Të gjitha suplementet kanë kontaktin e parë me zorrën dhe mëlçinë. Vitamina D nëse merret në doza të larta dhe pa K2 dëmton.
Sa më shumë vitaminë D aq më shumë merret kalcium, pasi mekanizmi kryesor i vitaminës D është që të përthithë kalcium. Por kalciumi shkakton inflamacione në enët e gjakut.
Për të transportuar vitaminën K nga enët e gjakut tek pjesët e tjera të trupit, duhet të kemi një trup shumë të shëndetshëm. Por kalciumi që duhet të shkojë te kockat, shkon në enët e gjakut dhe shkakton një sërë problematikash, si sëmundjet kronike të veshkave.
Një person që nuk ka zorrë të pastër, nuk mund të marrë suplemente. Personat që kanë probleme me veshkat nuk mund të marrin suplemente dhe vitamina pa bërë një paketë analizash dhe pa këshillën e mjekëve.
Madje në rastin e personave që janë në dializë, mund të rezultojnë dhe fatale. Pa u pastruar zorrët, nuk funksionon asgjë. Vitaminat kompleks janë B complex dhe është e mira që të merren të metiluara dhe nëse kemi me të vërtetë.
Vitaminat B nuk kanë shumë probleme, sepse largohen nga trupi, për shkak se treten në ujë dhe largohen me anë të urinës. Kur jepet biotinë, zink dhe kalcium për flokun, ky nuk është kombinim i shëndetshëm.
Nëse kemi myk dhe parazitë, këto vitamina nuk përthithen, madje ju japin ushqim këtyre parazitëve.
Pa u ndriçuar zorra dhe mëlçia, nuk ndriçohet as lëkura dhe as floku. 99% e suplementeve nuk kanë vlera pa ditur themelin e intestimeve. Nëse e këshillon personeli i duhur mjekësor në varësi të gjendjes tënde dhe një analize, atëherë je ok.



