Derbi Partizani-Tirana në “Air Albania"/ Policia me plan masash sigurie

Derbi Partizani-Tirana në “Air Albania"/ Policia me plan masash sigurie

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit në derbin Partizani-Tirana që do të zhvillohet këtë të premte, ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit të mjeteve nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, në segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara:

• Sheshi “Nënë Tereza”;

• Pjesë të segmentit të rrugës “Lek Dukagjini”;

• Rruga “Dervish Hima”;

• Përreth stadiumit “Air Albania” ;

• Do të kufizohen rrugëkalimet gjatë kohës së kalimit të tifozëve të Partizanit dhe Tiranës.

Por cili do të jetë itinerari i tifozeve të dy klubeve për tu future në stadiumin ditën e sotme?

Tifozët e Sport Klub Partizanit do të grumbullohen tek 21 Dhjetori dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi “Air Albania” nga:

• 21 Dhjetori;

•ura “Vasil Shanto”;

•kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”,

• rruga “Sulejman Delvina”;

• Libri Univeristar;

• Presidenca drejt për tek COIN;

• Hyrjet tek tribuna N dhe E të stadiumit dhe anasjelltas;

 Tifozët e Klub Sport Tirana do të grumbullohen te Teatri i Kukullave dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi “Air Albania” nga;

• Ministria e Brendshme, Pedonalja;

•rruga “Xhorxh Bush”;

•Ura e Elbasanit, rruga e “Elbasanit”;

• Ambasada e SHBA-së;

• Kthim në rrugën “Dervish Hima;

• Kthim në rrugën “Sheh Ahmet Pazari”;

• Tribuna “S” dhe kthim anasjelltas;

Policia garanton dhe siguron lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj ). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ.

Ndaj shkelësve do të zbatohen me korrektësi dhe përgjegjësi kërkesat e akteve ligjore në fuqi.

Pritet që stadium për ndeshjen e sotme derbi të jetë i mbushur me kapacitet maksimal pasi deri të enjten në orën 19:00 ishin shitur 17 mijë e 500 bileta dhe ato pak që kanë mbetur pritet të përfundojnë sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy