Zyra juridike në Kuvend i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e Presidentit të ri, procedurat dhe afatet. Mandati i Presidentit aktual është në përfundim, dhe për këtë arsye Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit kërkon nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Duke sqaruar se mandatit i Presidentit, Bujar Nishani përfundon në 24 korrik, drejtori i Shërbimit Juridik, Alban Brati i është drejtuar me anë të letre kreut të Kuvendit, Ilir Meta ku i ka sqaruar edhe afatet kushtetuese.
Në shkresë thuhet se afati i fundit që Kuvendi të zgjedh presidentit e ri është data 9 korrik, ndërsa procedura për zgjedhjen e presidentit të ri duhet të nisë në datën 13 prill 2017.
“Mandati i Presidentit Bujar Nishani mbaron në 24 korrik 2017. Procedurat nisin 60 ditë para mbarimit të Kuvendit. Mandati i Kuvendit aktual përfundon në 9 shtator 2017. Procedurat të fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017”, thuhet në letër.








