Manastirliu për kryebashkiake, Çaka shpjegon kujt i kalon mandati mes Gjylametit dhe Qefalisë (VIDEO)

Manastirliu për kryebashkiake, Çaka shpjegon kujt i kalon mandati mes Gjylametit dhe Qefalisë (VIDEO)

Anëtari i Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Dritan Çaka, sqaron interpretimin e Kodit Zgjedhor se kujt i kalon mandati i deputetes së Ogerta Manastirliu, pas kandidimit të saj nga Kryeministri Edi Rama për postin e kryebashkiakes së Tiranës.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se mandati i zonjës Manastirliu i kalon kuotës më të nënpërfaqësuar në rang vendi të Partisë Socialiste dhe për rrjedhojë, e merr Blerina Gjylameti dhe jo Xhemal Qefalia.

Duke qenë deputete e zgjedhur nga lista e qarkut të Tiranës, nëse zonja Manastirliu do të japë dorëheqjen dhe do të kandidojë për postin e kryetares së bashkisë, atëherë KQZ, më konkretisht Komisioneri Shtetëror, zoti Ilirjan Celibashi duhet të fillojë procedurat për zëvendësimin e saj, me kandidatët që janë pjesë e listës së hapur. 

Kjo është kompetencë tërësisht e zotit Celibashi, por për mendimin tim personal, jo në statusin e funksionit që unë kam, me atë që lexoj nga Kodi Zgjedhor, këtë mandat do e marrë zonjës Gjylameti. 

Neni 164 i Kodit Zgjedhor e ka të përcaktuar zëvendësimin e mandatit, plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë i listës së hapur të gjinisë së nënpërfaqësuar, pavarësisht listës rendore. 

Në Tiranë, gjinia e nënpërfaqësuar është gjinia mashkullore, dhe ka një mendim që mandati t’i kalojë zotit Qefalia se është i pari në listën e hapur me numrin më të madh të votave. Pasi Partia Socialiste në Tiranë ka 10 deputete femra dhe 9 meshkuj, dhe për rrjedhojë gjinia e nënpërfaqësuar është ajo mashkullore. 

Por Kodi Zgjedhor ka vendosur që mandatin e merr gjinia me numrin më të vogël përfaqësimi në rang vendi dhe jo qarku. Nga ana tjetër Kodi Zgjedhor e përcakton që çdo i zgjedhur duhet të bëjë betimin në Kuvend dhe pa bërë betimin, e humbet atë. 

Mandati i Tom Doshit do i kalojë kandidatit pasardhës të PSD, jo të listës së hapur, por të listës së mbyllur, se lista e mbyllur nuk është ezauruar. 

Ndërsa kandidatja Sabina Jorgi nuk u paraqit në Kuvend, për zonjën, nëse do të zëvendësohet një femër duhet të zëvendësohet po nga një femër. 

Lidhur me zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranë, nëse shkarkohet Erion Veliaj, dhe ai ankimon në Gjykatën Kushtetuese, Çaka tha se minimalisht duhen tre muaj për mbajtjen e zgjedhjeve.

Por sipas tij, nëse Veliaj jep dorëheqjen, atëherë hapet rruga e zgjedhjeve menjëherë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy