
Pozicioni dhe imazhi ndërkombëtar i Greqisë mund të jenë forcuar me vizitën e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në SHBA javën e kaluar, por tensionet me Turqinë janë rritur pas saj, raporton “Ekathemerini”.
Athina po kërkon padyshim një rol të përmirësuar rajonal pas luftës në Ukrainë dhe Uashingtoni e njeh potencialin e saj si një qendër rajonale energjetike në Evropën Juglindore, duke përfituar gjithashtu nga rëndësia strategjike e sapogjetur e portit verilindor të Aleksandoupolit.
Por, qeveria është shumë e shqetësuar me qëndrimin gjithnjë e më të paparashikueshëm të Turqisë, i përkeqësuar nga fakti se presidenti Rexhep Tajip Erdogan po hyn në një periudhë të gjatë parazgjedhore.
Athina po ndjek nga afër kursin e përplasjes së Turqisë me pjesën tjetër të NATO-s, përshkallëzimin e tensionit të saj në Egje dhe shpërthimet e saj të retorikës armiqësore.
Megjithëse zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke tha të premten se fluturimet ishin një përgjigje proporcionale ndaj shkeljeve të Greqisë.
Mbërritja e gazit natyror në port, i cili përfundimisht do të rrjedhë në Bullgari, Rumani dhe vende të tjera evropiane, si dhe përdorimi i Aleksandoupolit si stacion për sistemet e mbrojtjes në rrugën e tyre për në Ukrainë, shqetëson Turqinë, pasi anashkalohet ngushtica e Bosforit.
Zyrtarët turq pyesnin gjithashtu se si një Greqi me borxhe të mëdha mund të nisë një program ambicioz armatimi.



