Po vidhnin banesën e pabanuar, arrestohen dy të rinj pas telefonatës së fqinjëve

Po vidhnin banesën e pabanuar, arrestohen dy të rinj pas telefonatës së fqinjëve

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë në Fier, pasi po vidhnin një banesë të pabanuar.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se pas një telefonate të mbërritur në sallën operative, policia arriti të arrestojë në flagrancë shtetasit E.B dhe N.R 19-vjeç nga Patosi.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy të rinj të tjerë të identifikuar me inicialet S.H 19-vjeç dhe K.N 20-vjeç nga Patosi.

Të rinjtë u kapën në flagrancë duke vjedhur banesën e pabanuar të shtetasit S.B në Patos, ndërsa u sekuestruan sendet e vjedhura në cilësi të provës materiale.

Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasi E. B. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke u larguar por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprat penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim", "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit" dhe në ngarkim të shtetasve N. R., S. H., dhe K. N., për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy