Një person është gjetur i pajetë sot në kryeqytet. Bëhet fjalë për një endacak, identiteti dhe mosha e të cilit ende nuk dihet.
Ai është gjetur nga kalimtarë të rastit në trotuar, pranë zonës së “Ushtarit të Panjohur”.
Mësohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se po punohet për të zbardhur shkaqet.



