Epidemiologu Memo Boci ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. I njohur për luftën e tij të madhe ndaj HIV/AIDS , Boci ka lënë pas një kontribut të madh për vendin.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë shefja e ISHP-së, Silva Bino, e cila kujton kohën kur ajo ishte vetëm një studente dhe Boci profesori i saj.
Bino e përshkruan si një njeri shumë miqësor, të qeshur, që nuk përtonte të ndihmonte të rinjtë, por mbi të gjitha një njeri që me shumë përkushtim i dha shumë vendit të tij.
“Dr.Memo ishte një person që përqafonte çdo gjë të re dhe nuk përtonte të ndihmonte të rinjtë. Ishte një model i njeriut punëtor e të përkushutar në fushën e parandalimit. Kurioz nga natyra dhe me etjen për të mësuar në çdo kohë themeloi shoqatën Stop AIDS që u bë pararoja e shoqërisë civile për HIV/AIDS. Një burrë i mençur dhe plot forcë që do të na mungojë shumë. Shpresuam shumë që do ja dilte, por nuk mundem. Pusho në paqe profesori ynë”, shkruan Bino.
Boci luftoi HIV/AIDS në vendin tonë, duke ndërtuar programin e parë të parandalimit për këtë sëmundje vdekjeprurëse në të gjithë botë. Ai themeloi shoqaten Stop AIDS në vend.



