SHBA/ Mbi 18 milionë infektime me Covid-19

SHBA/ Mbi 18 milionë infektime me Covid-19

Numri i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara vijon të rritet ndjeshëm, duke shkuar mbi 18 milion infektime që prej fillimit të pandemisë.

Sipas Worldometers bëhet fjalë konkretisht për 18.684.628 infketime që nga fillimi I pandemisë në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që në të gjithë botën regjistrohen mbi 78 milion infektime.

78 milionë e 476 mijë e 618 persona raportohen të infektuar me këtë virus, ndërsa 1 milionë e 726 mijë e 560 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi në mbarë botën.

Ndërkohë, në SHBA 330 mijë e 824 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë shëruar 10 milionë e 945 mijë e 97 persona. 7 milionë e 408 mijë e 707 raste janë ende aktive me këtë virus në SHBA, ndërsa 28 mijë e 393 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në 24 orët e fundit në mbarë botën janë raportuar edhe 130 mijë e 71 raste të reja me COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy