Antropologu Nebi Bardhoshi tha se kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi s’është marrë prej dekadash me kërkim shkencor dhe akademik.
Bardhoshi theksoi se kjo nuk ndodh në Akademi të tjera në Europë, ku në vjen drejtuesi i këtij institucioni është një nobelist.
Nuk shkon në radhë të parë fakti se ai s’është marrë me kërkim shkencor dhe akademik prej dekadash. Kryetari i Akademisë së Vjenës ka marrë Çmim Nobel në Fizikë. Kryetari i Akademisë duhet zgjedhur mes akademikëve, të ketë integritet të lartë. E dyta, nuk është themelorja, por duhet thënë, z.Gjinushi ka qenë kryetar partie, kur ka qenë në detyrë. Nuk është dekretuar nga Presidenti atëkohë. Është anti-kushtetuese. Kur nuk u dekretua në prillin e para katër viteve, u ndryshua ligji. Në ligjin e ri të 2019 e këtej nuk kërkohet më dekretimi i Presidentit. Nëse Presidenti s’e dekreton asambleja ka të drejtë ta rizgjedhë. Ligji i ka marrë kompetenca Presidentit. Prej këtu e mbrapa Gjinushi është zgjedhë në bazë të këtij ligji. Të jesh kryetar akademie, kur kulmi yt në karrierë ka qenë ministër në diktaturë....Po të isha unë këshilltar i tij nuk do e këshilloja të kandidonte. Nëse hyj në diskutim akademik për këto tre dekada nuk ka çfarë më tregon.



