Covid-19/ Shtohen rastet e reja, 2 viktima në 24 orë

Covid-19/ Shtohen rastet e reja, 2 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë identifikuar 708 raste të reja me Covid-19. Shifra ka dalë nga 4485 testime të kryera, në këto bashki:

362 në Tiranë, 41 në Elbasan, 40 në Durrës, 21 në Sarandë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 17 në Lushnje, 15 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Pogradec, Fier, Kamëz, 9 në Gjirokastër, 7 në Vorë, 6 qytetarë në Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 5 në Devoll, 4 qytetarë në Kolonjë, Permet, Himare, Divjakë, Patos, Kavajë, 3 qytetarë në Pukë, Kukës, Peqin, Gramsh, Librazhd, 2 qytetarë në Skrapar, Dimal, Mat, Kurbin, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, 1 qytetar në Has, Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Diber, Delvinë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë.
Janë 6249 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 35 vjeçe, një qytetar nga Tirana 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 293 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,758 që nga fillimi i epidemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy