Analisti Aleksandër Çipa tha në MCN Live se PS dhe PD po investohen në pikun e fushatës për të evidentuar edhe njëherë bipolaritetin politik.
Çipa thekson se Rama dhe Berisha kanë një ligjërim më shumë stigmatizues, se sa në programe dhe diferenca konceptuale.

“Të dyja forcat kryesore, përkatësisht njëra e shfaqur dhe e përfshirë në fushatë vetjakisht si PS në pushtet, dhe PD në koalicion, po investohen në procesin e pikut të fushatës, për të evidentuar edhe njëherë bipolaritetin politik. Mënyra si i drejtohen udhëheqësit njëri-tjetrit, stigmatizimi politik që i bën kryesisht Rama-Berishës dhe PD.
Ligjërimi politik i tyre është më shumë stigmatizues se sa elektoral, që konkurron në substancën e vet me projekte, programe, diferenca konceptuale, të çështjes së financave, ekonomisë, politikave sociale, zbrazja demografike, emigracioni. Të gjitha këto vetëm konstatohen dhe premtohen se do jenë ndryshe nga trajtimi i palëve, por s’janë në qendër të debatit dhe polemikës së strukturuar.
Ndërsa PD shfaqet me një metodologji tjetër, adreson programin elektoral, e sheh me metodologjinë e kontrastin me shumicën në qeverisje, premton aspekte te metaforizuara…Nëse premton pensionet, shifra që jep PD nuk përkon me buxhetin aktual të thesarit të sigurimeve shoqërore”.
Çipa thotë se opozita ka qenë më korrekte në tematizimin e fushatës, sepse ka folur ndryshe në qytete dhe krahina të ndryshme.



