Zogaj: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve u kthehen si bumerang politikëve

Zogaj: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve u kthehen si bumerang politikëve

Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se kërcënimet ndaj gjyqtarëve nuk kanë efekt dhe shpesh kthehen kundër politikanëve. 

Ai theksoi se Veliaj është penalizuar për shkelje dhe ngriti dyshime për ndikimin e tij te vartësit në çështjen penale që po hetohet.

“Pala e akuzuar ka të drejtën që të mbrohet në të gjitha mënyrat. Vetë Veliaj është penalizuar një herë për shkeljen e rregullave të komunikimit Nuk pi ujë asnjë kërcënim, as me tribuna, as në TikTok. Shumë politikanë që e kanë ndjekur strategjinë e intimidimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve u është kthyer në bumerang. Nuk është detyra e gjyqtarëve që të acarohen, por nuk tremben. Kërcënimet dhe intimidimet nuk prodhojnë asgjë. Për Erion Veliajn ka një çështje që marrëdhënia e tij me vartësit mund të ndikojë për të penguar dëshmitarët. Nuk e di a kanë ngelur të tjerë për t’u pyetur. Ajo që ngelet në fund është vepra penale.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy