Pëllumbi: Opozita ka shkelur në objektin e komisionit hetimor. Nëse kërkesa për ngritjen e saj nuk bazohet në rregullore, ai rrëzohet

Pëllumbi: Opozita ka shkelur në objektin e komisionit hetimor. Nëse kërkesa për ngritjen e saj nuk bazohet në rregullore, ai rrëzohet

Përplasjet në Kuvend erdhën sot pas përjashtimit të disa deputetëve të PD-së, por dhe refuzimin e kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore apo dhe bllokimin e reformës zgjedhore.

Lidhur me këtë fakt, deputeti i PS, Arben Pëllumbi, i ftuar në emisionin “Të Pa ekspozuarit” në MCN tv, tha se opozita nuk është penguar të ngrije komisione hetimore, porse duhet të vij në bazë të rregullores.

Sipas tij opozita ka shkelur në objektin e komisionit hetimor.

Në rregulloren e kuvendit thuhet se opozita të ngrejë një komision hetimor, por nuk është gjithmonë automatike që u tha dhe duhet ta bëjmë, por kjo diskutohet të konferenca e kryetarëve.

Opozita lejohet të ndërtoj këtë komision, por duhet të sjellin kërkesën brenda komisioneve që ngrihen brenda tyre. Opozita ka shkelur në objektin e komisionit hetimor.

Te kjo e konfliktit të interesit, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që thotë se objekti i komisionit nuk duhet të mbivendoset. Objekti në të cilin vinte kërkesa për komision, nuk ishte për çështje të vecantë, por objekt i gjerë. Ishte për shumë çështje. Këtë gjë nuk lejon rregullorja.

Ne ramë dakord që ta rishikojmë ligjin për komisionet hetimore.

Edhe te komisioni i fundit hetimor për inceneratorëve, e lejuam këtë komision, dhe pati problematike reale për të nxjerr të dhëna dhe shumë dëshmitarë u thirren dhe ata ishin të thirru në prokurori dhe nuk mund të flisnin aty.

Opozita nuk është penguar asnjëherë. Pse duhet komision hetimor për të vendosur çështje që i ka në dorë prokuroria. Nëse kërkesa për ngritjen e saj nuk vjen bazuar nga rregullorja, ai rrëzohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy