Air Force One i radhës nuk do të ketë ngjyrat e zgjedhura nga Trump

Air Force One i radhës nuk do të ketë ngjyrat e zgjedhura nga Trump

Forcat Ajrore Amerikane kanë zbuluar ngjyrat e reja që do të ketë avioni i Shtëpisë së Bardhë, i famshmi Air Force One që përdoret për lëvizjet e tij nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, do të jenë të ndryshme nga ato të zgjedhura nga Donald Trump.

Për dy avionët e rinj në ndërtim, Joe Biden zgjodhi të bardhën blu, ngjyrat historike të prezantuara nga John Kennedy mbi 60 vjet më parë.

Para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021, paraardhësi i tij Trump, kishte thënë se donte të ndryshonte ngjyrat e avionëve të ardhshëm, duke zgjedhur të bardhë-kuqe-blu të errët.

Një model i avionit të ardhshëm me këto ngjyra ishte ekspozuar në një tavolinë të vogël në dhomën ovale.

Ngjyrat që ai kishte zgjedhur, megjithatë, kanë krijuar probleme teknike në ndërtimin e avionit të ri, dhe një njoftim për shtyp nga Forcat Ajrore ka paralajmëruar se do të ketë vonesa.

Janë dy avionë që mbajnë emrin Air Force One; në bordin e të cilëve Presidenti mund të ushtrojë të gjitha prerogativat e mandatit të tij ndërsa është në ajër, duke përfshirë atë ndaj lëshimit të një sulmi bërthamor.

Modelet e reja pritet të jenë gati në vitin 2027 dhe 2028 dhe për këtë arsye do të përdoren nga fituesi në zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për në nëntor 2024.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy