Ambasada Amerikane: Parandaloni kandidimin e kriminelëve në zgjedhjet e 18 qershorit

Ambasada Amerikane: Parandaloni kandidimin e kriminelëve në zgjedhjet e 18 qershorit

Ambasada Amerikane në Tiranë e përshëndeti dje dorëheqjen e deputetit Armando Prenga nga Kuvendi. Në reagimin e saj, ambasada apeloi shqiptarët të kenë kujdes që njerëz me precedentë të mos zgjidhen në garën e 18 qershorit.

“Ambasada e SHBA mirëpret largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga Parlamenti. Personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së. Inkurajojmë qytetarët dhe institucionet shqiptare të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit. Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem politik dhe gjyqësor të pastër, pa ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy