
Policia ka arrestuar pas sherit që shpërtheu në ambientet e bashkisë së qytetit të Peshkopisë, nënkryetari i Bashkisë, Ernolt Cani.
Sipas informacioneve të policisë , 34-vjeçari është arrestuar në lidhje me dhunën fizike, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B.
Arrestimi i Canit u bë pasi, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.(B). B, kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tij shtetasit:
- D.M, 30 vjeç, me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër. Ky shtetas pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë ka dalë nga spitali;
- E.D, 33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në Bashkinë Dibër, pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin Peshkopi ka dalë nga spitali;
- H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në Bashkinë Dibër, vijon trajtimin mjeksor në spitalin e Peshkopisë;
- L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak në Dibër, ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin e Peshkopisë dhe ka dalë nga spitali.
Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



