Batutat/ Gabriel-Ramës: Unë bëj tifo për Verder Bremen, gruaja për Bayern, më ka zënë halli me gruan si ty me Bashën

Batutat/ Gabriel-Ramës: Unë bëj tifo për Verder Bremen, gruaja për Bayern, më ka zënë halli me gruan si ty me Bashën

Kryeministri Edi Rama priti sot ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i cili sërish gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp u ndal në mesazhin e qartë ndaj opozitës atë të rikthimit në Parlament dhe nisjen e zbatimit të Vettingut.

Por kësaj here konferenca është hapur me batuta duke e lidhur situatën politike në vedn me futbollin.

Ndërsa Rama i ka shprehur kënaqësinë që ekipi gjerman ta mundë gjithmonë Shqipërinë në futboll, ministri gjerman ia kthen me batutë.

“Nuk ka kufi në miqësinë mes Shqipërisë e Gjermaninë, mund të bëjmë tifozë secili për të skuadrat e veta. Unë bëj tifo për Verder Bremen, gruaja për Bayern, më ka zënë halli me gruan si ty me Bashën”, i tha Gabriel Ramës.

Ai nënvizoi dhe një herë thirrjen drejtuar opozitës për të ndalur bojkotin e parlamentit i cili largon vendin nga integrimi në BE.

"Ne jemi gati të ndihmojmë duke sjellë më shumë vëzhgues zgjedhorë, të diskutojmë më tepër për financimin e fushatës zgjedhore por për këtë duhet të flasim në parlament dhe jo në çadër. Këshillojmë me urgjencë që ky bojkot të mbyllet. Nëse zgjedhjet bojkotohen dhe vendi kalon në situatë kaotike ne nuk mund tju  mbështesim. Kush bojkoton parlamentin largon vendin nga BE.", tha Gabriel. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy