Besimtarët myslimanë në të gjithë botën sot kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit, ku do të argjërojnë për 1 muaj.
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, përmes një mesazhi në Facebook, ka uruar të gjithë myslimanët për këtë muaj të shenjtë, duke ju uruar argjërim të lehtë.
‘MIRËMËNGJES
dhe ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Muajin e Ramazanit, me këtë foto të Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë.
Ky monument kulture i ndërtuar rreth viteve 1600, xhami e njohur për sistemin e përkryer akustik dhe gërshetimin e kulturës vendase me atë post-bizantine e otomane, po i nënshtrohet për herë të parë restaurimit të plotë falë bashkëpunimit të shkëlqyer të Ministrisë së Kulturës me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Agjërim të lehtë!’, shkruan Rama në Facebook.



