Takimi me Ramën/ Mëlyshi: Bashkitë nuk i përballojnë dot vetëm fatkeqësitë natyrore. 100 familje të prekura nga tërmeti ende pa banesa! (VIDEO)

Takimi me Ramën/ Mëlyshi: Bashkitë nuk i përballojnë dot vetëm fatkeqësitë natyrore. 100 familje të prekura nga tërmeti ende pa banesa! (VIDEO)

Kreu i Bashkisë Mirditë Albert Mëlyshi foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi takimin e zhvilluar sot me kryeministrin Rama, ku ishin të pranishëm drejtuesit e bashkive në vend.

Mëlyshi thekson se pushteti vendor e ka të pamundur të përballojë i vetëm situata të caktuara me zjarret, apo përmbytjet.

Mëlyshi bëri me dije se janë 100 familje në qiell të hapur, pasi nuk kanë përfituar ende nga fondi i qeverisë për banesat e prekura nga tërmeti.

Është një ftesë e stafit të kryeministrit para tre ditësh. Aty kishim 3 çështje thelbësore për të cilat biseduam. U ndalëm te emergjencat civile, ku përfshihen situata me zjarret, përmbytjet. Bashkitë kanë një strukturë të posaçme për emergjencat civile, në numër nuk mund të them që është i madh. Na duhet të kemi vazhdimisht kontakte me pushtetin vendor dhe Emergjencat Civile. Është e pamundur që pushteti vendor të përballojë i vetëm disa situata. Psh. zjarret që kaluam në verë, është e pamundur me atë organike, burime njerëzore, mjete, të neutralizojë një situatë. Duhet me domosdoshmëri ndërhyrja dhe ndihma e pushtetit vendor, me emergjencat ndërkombëtare, ushtri, etj. Çështja e projekteve lidhet me nevojat e komuniteteve. Në bazë të atyre programeve, thirrjeve në qeveri, bashkitë bëjnë edhe aplikimin në projekte. Ne gjatë këtij viti kemi aplikuar në të gjitha thirrjet e qeverisë. Përgjigje kemi zero konkretisht. Rama e orienton edhe në bazë të sugjerimeve që i vijnë. Janë 100 familje që s’është investuar për ndërtimin e banesave pas tërmetit. Përplasjet kryesore janë te bashkia, por fondet vijnë nga qeveria. Nga përgjigjja që mora ndoshta kryeministri akoma s’është i informuar që akoma s’janë përfunduar banesat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy