Dyrnjaja: Te “Don Agasi” faleshin personazhe të njohur të politikës! Pse u morën kaq vonë masat?!

Dyrnjaja: Te “Don Agasi” faleshin personazhe të njohur të politikës! Pse u morën kaq vonë masat?!

Duke folur për skandalin e AKSHI-t, gazetari Denis Dyrnjaja theksoi në “Mcn Ecnomy” se është i dyshimtë fakti se përse u morën me vonesë masat ndaj Ergys Agasit, ndërkohë që informacionet për videon e kapur në zyrën e tij disponohen që prej korrikut. Dyrnjaja tha se flitet që shumë personazhe të njohur të politikës “janë falur te Don Agasi”.

 

"Kemi  nevojë të kuptojmë pse u ndërmorën këto masa me vonesë, kur informacionet për videon që është kapur në zyrën e Ergys Agasit disponohen që nga muaji korrik. Pse Ergys Agasi shkoi në SPAK dhe u la i lirë? E kishin edhe provën, nuk është se doli tani në dhjetor kur Agasi ishte në Prokurori. Pse s’u ndalua? Ndoshta është strategji e tyre, s’i ta them këtë gjë. Por pyetje ka, dyshime ka.

 

Nga informacionet që ka por s’mund të spekulojmë, shumë personazhe të njohur të politikës qenkan falur te Ergys Agasi si Don Agasi. Paskemi Don Agasin dhe Don Agaçion. Dalja e informacionit që ka 26 mijë faqe, mendoj që është dosja e AKSHI-t në tërësi. Dosja është voluminoze, skandali është shumë i madh, kontaminimi është shumë i madh. Thesari, trasnfertat bankare të gjitha të ekspozuara në kontrollin e këtyre njerëzve. Pronat, Kadastrat, regjistri themeltar, të dhënat sensitive, janë të gjitha në kontrollin e këtyre njerëzve. 

 

Ka një rreze shumë të gjerë. Është hetim shumë kompleks sepse përfshihen shumë personazhe, implikohen shumë dikastere me veprim ose mosveprim, nënshtrim ose jo. Ka pasur njerëz që janë nënshtruar, ministra, dhe që s’janë nënshtruar, siç është rasti i Damian Gjiknurit. Duhet të kuptojmë kush u nënshtrua, kush u vetofrua, kush rezistoi”.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy