Dita e Jetimëve, Manastirliu: 13 fëmijë janë rikthyer te familjet biologjike gjatë këtij viti

Dita e Jetimëve, Manastirliu: 13 fëmijë janë rikthyer te familjet biologjike gjatë këtij viti

Në Ditën Botërore të Jetimëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook shkruan se gjatë këtij viti janë 13 fëmijë që janë rikthyer në familjet e tyre biologjike.

Manastirliu shkruan se me Fondin Social do të mbështeten strukturat vendore për fuqizimin dhe krijimin e shërbimeve të reja për fëmijët pa kujdes prindëror për të mbështetur familjet biologjike për të rimarrë fëmijët në gjirin e tyre, në interesin më të lartë të fëmijëve.

Përmes Fondit Social për vitin 2021 do të pilotohen në Korçë dhe Vlorë shërbime të reja si: Fuqizimi i familjes; Kujdesi në shtëpi për mbështetjen e prindërve me probleme të shëndetit mendor; Kujdestaria Alternative Profesionale; Aftësimi Prindëror i akredituar.

Gjatë këtij viti janë birësuar 13 fëmijë, ndërkohë që 9 fëmijë janë vendosur në familje kujdestare nga IPSH, 13 fëmijë janë vendosur në familje kujdestare me lidhje gjaku.

Ne Institucionet publike të përkujdesit për fëmijë ofrohen shërbime psiko-sociale (këshillim, punë grupi, terapi, aktivitete kulturore, sportive, integruese, formuese, argëtuese, etj), shërbim shëndetësor (kontrolle mjekësore, vaksinim, dieta etj, shërbim mbështetës (përkujdesje, ushqim, veshmbathje etj) dhe shërbim edukues (arsimim, kurse kualifikuese, mësim).

May be an image of 1 person, baby and indoor

May be an image of child, flower and indoor

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy