Planifikonte sulm terrorist në ambasadën izraelitë në Gjermani, arrestohet libiani

Planifikonte sulm terrorist në ambasadën izraelitë në Gjermani, arrestohet libiani

Policia gjermane arrestoi një shtetas libian të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist kundër ambasadës së Izraelit në Berlin, tha të dielën zyra e prokurorit federal.

Autoritetet e identifikuan njeriun vetëm si Omar A., dhe thanë se ai dyshohet për mbështetjen e organizatës terroriste Shteti Islamik, dhe synonte të kryente një sulm me armë zjarri në ambasadën izraelite.

Ai e kishte diskutuar një plan të tillë në internet me një anëtar të IS, tha zyra e prokurorit në një deklaratë.

Qeveria gjermane është nën presion për të rritur masat e sigurisë dhe për të adresuar migracionin pas një serie sulmesh të dhunshme që dyshohet se janë kryer nga persona që kanë hyrë në vend si azilkërkues, si sulmi me thikë në qytetin perëndimor të Solingenit në gusht.

Si reagim, kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar disa masa për të frenuar migracionin, duke përfshirë kontrollet kufitare brenda zonës Shengen dhe një plan për të përshpejtuar dëbimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy