Kampionati Evropian i peshëngritjes, Daniel Godelli shpallet kampion Europe në stilin e shkëputjes

Kampionati Evropian i peshëngritjes, Daniel Godelli shpallet kampion Europe në stilin e shkëputjes

Peshëngritja i sjell Shqipërisë një tjetër triumf. Pas medaljes së bronztë të Briken Caljes të martën, është peshëngritësi tjetër Daniel Godelli i cili është shpallur kampion i Europës në turneun që po zhvillohet në Split të Kroacisë.

25­-vjeçari triumfoi në stilin e shkëputjes në kategorinë ­77 kg, ku garonte edhe Erkand Qerimaj.

Godelli në fakt e nisi mbrapsht garën, pasi gaboi në dy provat e para me 156 dhe 158 kg, por ia doli në përpjekjen vendimtare me 161 kg.

Kurse ecuria e Qerimajt qe krejt e ndryshme, pasi shkodrani e kaloi me sukses provën e parë me 155 kg, por dështoi në dy të tjerat me 158 kg.

Peshëngritësit po marrin pjesë në kampionatin Evropian që po zhvillohet në Kroaci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy