
Kryeministri britanik, Boris Johnson është martuar në një ceremoni të fshehtë me të fejuarën e tij Carrie Symonds.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ceremonia u mbajt në Katedralen e Westminsterit dhe të pranishëm ishin vetëm miqtë e ngushtë dhe familjarët.
Megjithëse asnjëri nuk e konfirmoi martesën, ministri i Vaksinimit, Nadhim Zahawi uroi çiftin për martesën, ndërsa shtoi se nuk ishte i ftuar në ceremoni.
"Unë mendoj se është një gjë e mrekullueshme për të dy ata." tha Zahawi.
Ndërkohë edhe sekretarja e Punës dhe Pensioneve, Therese Coffey shkroi në “Twitter”: Urime Noris Johnson dhe Carrie Symonds për martesën tuaj sot.



