
Të ngjitesh në një shtyllë tensioni 47 metra të lartë dhe në majë të saj të vendosësh flamurin shqiptar.
Kjo ishte ideja dhe sfida e sipërmarrësit nga Dibra, Shkëlzen Bushi, i cili rrëfeu për shikuesit e emisionit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” aktin e tij simbolik dhe të guximshëm, realizuar në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Ngjitja u bë përmes shkallëve metalike të shtyllës, dhe kisha marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë. Në zonën ku u realizua akti, në fshatin Bubq, ndodhej një linjë e çkyçur, ndërsa shtylla ku kisha planifikuar ngjitjen ishte në proces rikonstruksioni.
E bëra këtë për 28 Nëntorin. Djemtë i kisha pushim dhe vendosa ta realizoja këtë ide.
Merrem prej vitesh me këtë profesion dhe i njoh mirë rreziqet, por nuk do t’ua sugjeroja kurrë të tjerëve të ngjiten në shtylla tensioni.
Përveç montimit dhe riparimit, merrem edhe me lyerjen e shtyllave, një punë që, është ndër më të vështirat në botë. E kam nisur këtë profesion që në moshën 17-vjeçare.
Në Shqipëri kjo punë paguhet shumë pak. Fillimisht ishte një nevojë, më pas u kthye në pasion.
Ideja për vendosjen e flamurit lindi thjesht nga dëshira për të nderuar festën kombëtare.
Flamuri shqiptar vazhdon të qëndrojë ende në majë të shtyllës, ndërsa video nga momenti i ngjitjes u bë viral.
Ndër ëndrrat e tij më të mëdha, ai përmendi vendosjen e flamurit shqiptar mbi Urën e Bosforit.
Do të jetë shumë e vështirë, por është një ëndërr që do të doja ta realizoja.



