Përgjegjësi i sektorit të ekosistemit bujqësor në Shkodër Hysni Ligataj deklaroi në MCN Live se deri më tani janë bërë rreth 3500 aplikime nga fermerët për subvencione. Ligataj tha se dominojnë aplikimet për subvencione të naftës, duke u nisur edhe nga çmimi i saj në treg.
Procesi i aplikimeve po shkon krejt normalisht. Me të dalë udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë hartuam planin e punës. Mbulojmë aktualisht 5 masa aplikimi të fermerëve. Nga dita e parë 25 shkurti, deri më sot, aplikimet janë bërë normalisht. Të gjitha zyrat tona kanë funksionuar. Megjithëse aplikimi është online, zyrat janë të hapura. Sot që flasim janë rreth 3500 aplikime. Pretendojmë që numri të rritet në ditët në vazhdim. Meqenëse afati i parë mbaron nesër, AZHBR nxori një njoftim që shtyhet edhe javës tjetër. Është numër i kënaqshëm krahasuar me vitin e kaluar kur kishim 1700 aplikime. Dominancën e bën nafta. Nga 1000 aplikime sivjet kemi 2000. Natyrisht që kemi rritje të interesit, qoftë nga eksperienca pozitive të vitit të kaluar, qoftë nga konjukturat aktuale, kur nafta në treg është rrit. Fermerët kërkojnë të marrin naftë pa akcizë, apo falas në bazë të zbritje të taksave”.
Ai tha se një problem shqetësues mbetet rritja e çmimeve të inputeve bujqësore për fermerët.
Është problem shqetësues për fermerët dhe ne që merremi me këtë punë. Veçanërisht plehrat kimike që janë të domosdoshme. Nga 55 mijë, sot kanë shkuar 110 mijë lekë. Jemi me shpresë sepse kryeministri tha që do hartohet një bord që shpresoj do ketë ndikim në ndalimin e abuzimeve të grosistëve”.



