Turi i Ramës në Selanik, Plangarica: Ai është brand name, do ta presin 2500 veta

Turi i Ramës në Selanik, Plangarica: Ai është brand name, do ta presin 2500 veta

Kryeministri Edi Rama do të rikthehet në Greqi këtë fundjavë për turin e radhës me diasporën. Ai ka zgjedhur këtë herë Selanikun.

Armida Plangarica, kryetare e PS në Selanik, tha se pritet që në takim të mblidhen të paktën 2500 shqiptarë. Lidhur me raportimet e ditëve të fundit në mediat greke, Plangarica tha se ato vijnë si pasojë e profilit të kryeministrit shqiptar.

Selaniku ka ngërç përsa u përket sallave për evenimente. Ka momente që nuk ka salla as për konferenca të vogla. Ne u jemi drejtuar disa stadiumeve, por janë të mbyllur deri në shkurt me evenimente. Këmbëngulëm për këtë sallë sepse është çështje prestigji dhe kryeministrit Rama i takon.

Edi Rama është brand name dhe menjëherë mediat greke reagojnë. Kjo është e natyrshme. Edi Rama shet brand name sepse është kryeministri që bën ndryshimin. Ne jemi dy popuj që bashkëjetojmë, kështu që ajo që raportohet në media mund të jetë thjesht për klikime.

E pyetur në lidhje me rolin e trupës diplomatike në fushatën e diasporës, ajo tha se në Selanik nuk ka ka kaluar përtej komunikimit që përcakton ligji.

Konsullata në Selanik është e fokusuar në rolin e vet diplomatik dhe nuk është përzier me ne. Ajo ka komunikuar vetëm për çështje që kanë lidhje me komunitetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy