
Rregullatorët shëndetësorë të SHBA-ve kanë hequr pauzën 11-ditore për vaksinën Johnson & Johnson, por do të shtojnë një etiketë paralajmëruese rreth potencialit për mpiksje jashtëzakonisht të rralla të gjakut. Një panel i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) miratoi rifillimin e vaksinimit të SHBA-ve.
Në 15 persona të vaksinuar me J&J u konstatua mpiksje e rrezikshme gjaku nga gati 8 milionë të vaksinuar.n Rregullatorët evropianë këtë muaj gjithashtu lidhën mpiksje të ngjashme, shumë të pazakontë të gjakut me AstraZeneca Covid-19, por zbuluan se përfitimet e vaksinës tejkalonin çdo rrezik.
Vendimi do të thotë që të paktën 10 milion doza të vaksinës J&J, të dërguara nga fabrika e kompanisë në Holandë, mund të vendosen menjëherë në SHBA.
Zyrtarët shëndetësorë të premten identifikuan 9 raste të tjera të mpiksjes së gjakut, duke shtuar 6raste të identifikuara tashmë që kur rregullatorët miratuan për herë të parë virusin si të sigurt dhe efektiv, në shkurt.
Të gjitha ishin gra, shumica nën moshën 50 vjeç. Tre vdiqën dhe shtatë mbeten në spital.
Shumica e rasteve prekën gratë e moshës 30-39 vjeç. Shtatë nga gratë ishin mbipeshë, dy kishin presion të lartë të gjakut dhe dy përdornin kontraceptivë oralë.
Zyrtarët e CDC që paraqitën të dhënat të premten thanë se, gjithashtu po shqyrtoheshin disa raste të mpiksjes së gjakut tek burrat.
Burimi: BBC



