Murrizi dhe Patozi çojnë në Kushtetuese Kodin e ri Zgjedhor (VIDEO)

Murrizi dhe Patozi çojnë në Kushtetuese Kodin e ri Zgjedhor (VIDEO)

Me bërjen funskionale të Gjykatës Kushtetuese, Bindja Demokratike dhe Lëvizja Demokratike Shiptare i janë drejtuar kësaj Gjykate, për të ankimuar Kodin e ri Zgjedhor. Të dy keto forca politike kanë kundërshtuar në Kushtetuese nenin 163, që ka të bëjë me shpërndarjen e mandateve, që për Fabian Topollajn nga BD dhe Myslim Murrizin nga LDSH është në kundërshtim të hapur me të drejtën kushtetuese të cdo qytetari për të zgjedhur vetë përfaqësuesin e tyre në parlament.

Njoftimi i plotë i BD:

Bindja Demokratike dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.

Kërkesa vjen menjëherë pas plotësimit të vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi dhe Presidenti Republikës, që i lejojnë asaj të jetë funksionale dhe të shqyrtojë çështje.

Në dokumentin e dorëzuar prej anëtarit të bordit të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, argumentohet antikushtetueshmëria e të ashtuquajtuarit herës në shpërndarjen e mandateve, si një element që cënon barazinë e votës dhe që praktikisht bie ndesh me parimin e listës së hapur të sanksionuar në kushtetutë.

Tani mbetet në dorë në Gjykatës Kushtetuese për ta marrë në shqyrtim këtë kërkesë, në mënyrë që t’i paraprihet aplikimit të Kodit Elektoral, përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Me dorëzim e kësaj kërkese Bindja  Demokratike përmbush një detyrim të vetit përpara vendit dhe qytetarëve shqiptarë, në funksion të objektivit për zgjedhje të lira dhe të ndershme, i cili cënohet rëndë nga neni 163 I Kodit Zgjedhor, të miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca e Edi Ramës.

Kryetari i LDSH-së, Myslim Murrizi ftoi emra të vjetër të politikës që t’i bashkangjiten, për të zhbërë  Kushtetutën e 2008, një corbë e gatuar sipas tij nga PD-PS.

Tashmë Gjykata Kushtetuese pritet të mbledhë Kolegjet e Bashkuara  për të shqyrtuar brenda 40 ditëve,  ankimimin e dy forcave politike për ndryshimin e Kodit të ri Zgjedhor ku dhe do të vendosë për kalimin e saj  në seancë plenare ose jo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy